Pioli: Jemi Milani e nuk duhet të kishim pësuar dy gola të tillë

Futboll

Pioli: Jemi Milani e nuk duhet të kishim pësuar dy gola të tillë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:50
Pioli: Jemi Milani e nuk duhet të kishim pësuar dy gola të tillë

Milani në këtë edicion të Champions-it është ndëshkuar tetë herë, teksa ka pësuar më shumë vetëm në sezonin 1996-’97 (11).

Me katër pikët e kësaj faze grupesh, kuqezinjtë barazojnë rekordin negativ të Romës që në sezonin 2004-’05 arrinte të njëjtën kuotë. Këto shifra nuk i interesojnë Stefano Piolit, i cili në konferencë për shtyp ofroi versionin e tij të ndeshjes dhe ecurisë në Europë.

Ju zhgënjyen më tepër golat për mënyrën se si erdhën apo paraqitja?

"Jemi Milani e nuk duhet të kishim pësuar dy gola të tillë. Përveç cilësisë së rivalit, duhet thënë se shënuan për gabime tonat.

Duhet të luanim më mirë në aspektin teknik, aq më tepër që Liverpuli kishte shumë elementë që nuk janë të formacionit. Ndoshta duhet të kishim rrezikuar më tepër, por tani nuk mund të themi më asgjë", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat