​Granit Begolli emërohet trajner i skuadrës që garon në Ligën e Parë

Futboll

​Granit Begolli emërohet trajner i skuadrës që garon në Ligën e Parë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:40
Granit Begolli

Ish-trajneri i klubit të futbollit Vllaznimi Granit Begolli tashmë ka gjetur një klub të ri.

Ai është emëruar kryetrajner i skuadrës tjetër që garon po ashtu në Ligën e Parë, Lirinë e Prizrenit, transmeton KosovaPress.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Begolli i cili në një postim në profilin e tij në “Facebook” e ka cilësuar Lirinë si “një ndër klubet më të mëdha të futbollit kosovar”.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se asistent i tij do të jetë Blerim Bunjaki.

Ky është postimi i plotë i Begollit:

“Me kënaqësi dua t'ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria. Së bashku me asistentin tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave. Forca Liria.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat