Feronikeli as në tokë as në qiell, vazhdon me serinë e keqe të rezultateve.
‘Nikli’ si vendas mposhtet me rezultat 2:0 nga Drenica e Skenderajt.
Skuadra nga Skenderaj tregoi “muskujt” në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Golat u shënuan nga Kreshnik Uka (21’) e Fatlum Gashi (50’).
Drenica përfundon stinorin vjeshtor në vend të gjashtë me 23 pikë e Feronikeli në fund me 11 pikë.