Ballkani - Gjilani, në presion të titullit vjeshtor 

Futboll

Ballkani - Gjilani, në presion të titullit vjeshtor 

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Ballkani - Gjilani, në presion të titullit vjeshtor 

Ballkani dhe Gjilani, janë në presion të madh për titullin vjeshtor.

Nesër (13.30) në Therandë do të zhvillohet derbi i madh dhe i javës së 18-të përkatësisht e fundit për stinorin vjeshtor, mes Ballkanit dhe Gjilanit.

Cilat do të jetë më afër fitores, Ballkani i kryetrajnerit Bekim isufit apo Gjilani i ismet Munishit? 
Drita kryeson me 34 pikë por ka një ndeshje më shumë në BKT Superligën e Kosovës, duke lënë pas Ballkanin me 33 e Gjilanin me 32.

“Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me SC Gjilanin  e cila do të zhvillohet nesër.

Të Dielën do të zhvillojmë ndeshjen e radhës kundër SC Gjilanit, ku shpresojmë që të kemi rezultat pozitivë në këtë ndeshje dhe të jemi kampion vjeshtor. 

Jemi shumë krenar me djemtë tanë për punën e tyre të palodhshme dhe që po japin maksimumin për fanellën e klubit dhe qytetin e Suharekës”, thuhet në njoftim e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat