Ibrahimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores

Futboll

Ibrahimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:07
Ibrahimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores

Ermal Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.

Teksa po diskutohej për ndeshjen mes Partizanit dhe Dinamos, Tahiri ka vlerësuar performancën e Agim Ibrahimit dhe e veçon si një nga futbollistët më të mirë të Superiores.

“Ibraimi është një nga lojtarët më të mirë dhe duhet të qëndrojë përpara dhe jo ta marri topin prapa. Lojtarët e krahut Dinamo i ka shumë të dobët. Sidibe është një lojtar i cili pasimin e gjatë e ka 3 metra.

Gjykimi tjetër është se hyri Gjata dhe 15 minuta, bëri 3 gjuajtje. Nuk ka rëndësi jashtë apo brenda. Fute që në fillim. Edhe krahët e sulmit nuk funksionuan.”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat