Mourinho bën një premtim për tifozin e Romës që pësoi sulm në zemër

Futboll

Mourinho bën një premtim për tifozin e Romës që pësoi sulm në zemër

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:04
Jose Mourinho

Një 23-vjeçar pësoi një sulm në zemër në “Stadio Olimpico” gjatë ndeshjes së djeshme mes Romës dhe Spezias dhe trajneri Jose Mourinho ka premtuar t’i jep xhaketën sapo të lirohet nga spitali.

Ndihma e menjëhershme iu dha tifozit që pësoi arrest kardiak gjatë pjesës së parë dhe pastaj menjëherë u dërgua në spital, që nuk është shumë larg nga stadiumi.

“Gazzetta dello Sport” raporton se 23-vjeçari u sëmurë sërish edhe kur ishte në ambulancë, andaj u dërgua në spital, aty ku ka nisur të gjejë vetën.

Mourinho ka premtuar që t’i jap xhaketën këtij tifozi sapo të lirohet nga spitali “Sapo kuptova për incidentin në fundin e ndeshjes. Nëse me jep adresën, do t’ia dërgojë xhaketën që herën tjetër kur të vijë në stadium dhe të jetë ftohët, do të këtë xhaketën time”, tha ai.

Roma pastaj e fitoi ndeshjen ndaj Spezias me rezultat 2 – 0, me golat e Chris Smalling dhe Roger Ibanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat