Serbia paralajmëron përballje të çmendur me shqiptarë...

Futboll

Serbia paralajmëron përballje të çmendur me shqiptarë...

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:43
Pamje e 14 tetorit të vitit 2014, se si u sulmuan futbollistët shqiptarë në Beograd

Të enjten Kombëtaret e ndryshme të futbollit do t’i mësojnë rivalët nëpër grupe të Ligës së Kombeve nga Divizion A deri në D. 

“Shorti mbahet në Nyon në orën 18.00, ndërsa Serbia vazhdon të luajë në divizionin B të kompeticionit të përmendur, ndërsa faza e parë e garës do të luhet nga qershori deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Serbia mund të shkojë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje, na pret shorti i ‘çmendur’ i Ligës së Kombeve”, shkruan media serbe “Nova.rs”.

Me gjithë paralajmërimin që bëjnë serbët, a do t’i lejojë UEFA që  Shqipëria dhe Serbia të jenë në të njëjtin grup, kur dihet mirë se çfarë terrori iu ndodhi futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë pikërisht me 14 tetor të vitit 2014 në stadiumin e Partizanit të Beogradit (ndeshje kualifikuese për Euro 2016).

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 41-të, futbollistët shqiptarë u sulmuan dhe u goditen nga  bandat serbe që u futen në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat