Lajm i keq për Real Madridin, dy lojtarë të infektuar

Futboll

Lajm i keq për Real Madridin, dy lojtarë të infektuar

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:42
Lajm i keq për Real Madridin, dy lojtarë të infektuar

Lajm i keq për Real Madridin: Marcelo dhe Luka Modriç kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Shifrat e pandemisë po rriten në të gjithë Spanjën këtë vjeshtë dhe virusi i rrezikshëm është rikthyer në dhomën e zhveshjes së skuadrës së bardhë, pavarësisht masave të forta sanitare që mbeten në fuqi në “Valdebebas”.

Të dy lojtarët janë izoluar në shtëpi dhe evolucioni i sëmundjes së tyre do të monitorohet nga afër. Në orët në vijim, pjesa tjetër e lojtarëve, si dhe stafi stërvitor, do të kalojnë testet e reja PCR për të zbuluar nëse ka ndonjë pozitiv tjetër në skuadër.

Kujtojmë se në seksionin e basketbollit si Pablo Laso ashtu edhe Thomas Heurtel rezultuan pozitivë pak ditë më parë, gjë që alarmoi se virusi kishte mbërritur në qytetin sportiv ku stërviten të dyja skuadrat.

Në korrik ishin Karim Benzema, David Alaba dhe Álvaro Odriozola pozitivë, të fundit në radhë, para se të fillonte sezoni. Të dy u rikuperuan pa probleme dhe ishin në dispozicion për ndeshjen e parë të La Liga-s kundër Alavés.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat