Xhaka me Arsenalin fitojnë përballjen londineze 

Futboll

Xhaka me Arsenalin fitojnë përballjen londineze 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 22:52
Xhaka me Arsenalin fitojnë përballjen londineze 

 Arsenali ka arkëtuar tre pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League.

“Topçinjtë’ si vendas shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj West Ham-it. 

Ky ishte derbi i skuadrave londineze.

Futbollistët Martelli në minutën 40-të e Smith Rowe në atë të 87-tën, shënuan për fitoren e Arsenalit. 

Në minutën e 68-të, Lacazette i Arsenalit dështoi nga penalltia.

Granit Xhaka u paraqit standard duke dhënë kontribuar të madh për Arsenalin.

Në minutën e 67-të, Coufal ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke e lënë West Ham me një lojtar me pak.

Topçinjtë kalojnë në vend të katërt me 29 pikë e West Ham bie i pesti me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat