Konfirmohen katër raste pozitive me Covid-19 te Chelsea

Futboll

Konfirmohen katër raste pozitive me Covid-19 te Chelsea

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:29
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel ka raportuar se disa lojtarë të Chelseat do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Everton për shkak se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Trajneri i “Bluve” e konfirmoi lajmin para ndeshjes që Romelu Lukaku, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi do të mungojnë për shkak se kanë kthyer teste pozitive me Covid-19, së bashku me mbrojtësin e lënduar Ben Chilwell i cili po ashtu ka kontraktuar virusin në fjalë.

Po ashtu, Tuchel e konfirmoi që klubi ende nuk ka pranuar rezultatet e testeve të Kai Havertz, i cili bashkohet listës së mungesave në skuadrën e Chelseat sot.

“Havertz nuk është mirë, ende nuk është pozitiv por ne jemi duke i pritur rezultatet e testeve, dhe kemi vendosur që mos të jetë me ne në skuadër”, tha Tuchel.

Tuchel në fund tregoi që nuk kishte pasur dëshirë që ndeshja të pezullohej vetëm për shkak të shpërthimit të Covid-19 në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat