Drejtori sportiv i PSG-së flet për të ardhmen e Mbappes

Futboll

Drejtori sportiv i PSG-së flet për të ardhmen e Mbappes

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:34
Drejtori sportiv i PSG-së flet për të ardhmen e Mbappes

Sipas drejtorit sportiv Leonardos, PSG-ja do të vazhdojë të tentojë për ta bindur sulmuesin e tyre, Kylian Mbappen, që të vazhdojë qëndrimin në Francë.

Mbappe që nga vera e kaluar vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

“Kylian Mbappe është i frikshëm. Ai është ndryshe nga të tjerët. Ai është fantastik. Dhe normalisht ju e dini se çfarë dëshirojmë ne, është e qartë. Por mbetet të shihet”, tha Leonardo.

Thuhet se PSG-ja ia ka ofruar një kontratë 22-vjeçarit, që e bën lojtarin më të paguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat