Shkëmbi: Si kanë pësuar kaq shumë portierët?

Futboll

Shkëmbi: Si kanë pësuar kaq shumë portierët?

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:51
Shkëmbi: Si kanë pësuar kaq shumë portierët?

Ka përfunduar me rezultatin 0:0 ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë. Festivali i golave në ndeshjen e parë në Shkodër duket se ka trembur skuadrat, të cilat pas atij rezultati 6-3 kanë kyçur portat e tyre. Kuqeblutë kanë qenë më kërkues në fushën e lojës në pjesën e dytë, duke i shkuar disa herë pranë golit, por pa mudur ta shtyjnë topin në rrjetë. Pas përfundimit të takimit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Shkëmbi (Dinamo), tha: “Mendoj se kryesorja ishte dëshira, impenjimi dhe përqendrimi i lojtarëve. Bëmë një pjesë të parë goxha të mirë. Patëm rastet tona për të shënuar. Për fat të keq nuk mund të shënojmë edhe me raste të pastra. Po e quaj një barazim që të paktën nga ana psikologjike do na bëjë mirë për situatën që po kalojmë.

Përsëri vazhdojmë të kemi disa probleme. Disa lojtarë, si Maliqi dhe Bardhi nuk janë në kondicionin maksimal të tyre.

I bie që kanë qenë sulmuesit shumë më të mirë se portierët. Komplimenta shumë Simonit. Ne stafi dhe klubi e dinim sa i mirë është ai në portë. Do të donim që ai të luante më shumë, por me kaq portierë të mirë secili duhet të presi shansin e tij.

Ashtu si e priti Bakaj shansin me dëmtimin e Harizajt. Klubi asnjëherë nuk e ka humbur besimin te të rinjtë. Nuk e shikojmë merkaton si shpëtim, mund të na ndihmojë në ndonjë repart“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat