Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Feronikelit përfshihet në përleshje

Futboll

Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Feronikelit përfshihet në përleshje

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:44
Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Feronikelit përfshihet në përleshje

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit solli tensione në fushën e lojës, transmeton Insporti. Takimi u mbyll me një episod të shëmtuar, pasi trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija.

Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me ish-futbollisti i Gjilanit dhe Feronikelit, Bedri Greca, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes.

Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve. Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit,  Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës së dhomës.

Takimin e fitoi Skenderbeu me rezultat 2-1 me golat e Mensah dhe Mensit. Teksa golin e vetëm për Kastriotin e shënoi Greca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat