Ferizaj nënshkruan me shtatë futbollistë

Futboll

Ferizaj nënshkruan me shtatë futbollistë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:09
Ferizaj nënshkruan me shtatë futbollistë

Ferizaj ka nënshkruar kontratë me shtatë futbollistë nga akademia e klubit, përkatësisht kategoria e juniorëve të skuadrës.

Fjala është për futbollistët Blend Topallin, Altin Axhimusën, Arianit Gurin, Gentrit Ramusën, Lavdim Graincën, Erion Sadriun dhe Riad Murselin të cilët i janë bashkuar skuadrës së parë të Ferizajt.

Ferizaj nuk ka dashur të humbasin kohë edhe pas përfundimit të stinorit vjeshtor për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën për stinorin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës.

Prezent në ambientet e klubit për të nënshkruar kontratat ishte kryetrajneri, Arbnor Morina, drejtori sportiv, Agron Selmani dhe presidenti i klubit, Lulzim Abazi.

Njoftimi i plotë i Ferizajt:

FC Ferizaj është në fazën kalimtare të aktiviteteve sportive kjo per sezonin vjeshtor, dhe keto aktivitete do të zgjasin deri me datë 20 dhjetor 2021,FC Ferizaj nuk do të humbë kohë për të pritur sa më e përgatitur sezonin pranveror dhe në kuadër të këtyre angazhimeve drejtori sportiv me rekomandimin e shtabit teknik nga kategoria e juniorve jan regrutuar per kategorin e seniorve keta lojtar:

1.Blend Topalli. 2.Altin Axhimusa. 3.Arianit Guri. 4.Gentrit Ramusa.5.Lavdim Grainca.6. Erion Sadriu, 7.Riad Murseli lojtaret e regrutuar i pergezojm per rezultatet dhe performancen e treguar ne kategorin e juniorve dhe urojm suksese ne kategorin e seniorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat