Sarri nuk e fut Vedat Muriqin as kur është e vetmja zgjedhje

Futboll

Sarri nuk e fut Vedat Muriqin as kur është e vetmja zgjedhje

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Sarri nuk e fut Muriqin as kur është e vetmja zgjedhje

Sarri nuk e fut Vedat Muriqin as kur është e vetmja zgjedhje, shpik mënyrë tjetër për të lënë në stol sulmuesin shqiptar!

Vedat Muriqi do të shpërthente në Turqi me golat e shënuar, duke rrëmbyer vëmendjen e Lacios. Por sulmuesi shqiptar ka rezultuar dështim në Serinë A duke mos arritur kurrë që të ketë një kulminacion dhe të krijojë përshtypje positive te trajneri apo tifozët.

Madje as me ardhjen e Sarrit nuk ka ndryshuar situata. Trajneri i Lacios e ka mbrojtur disa herë nga kritikat e shumta, por në fushën e lojës, nuk i beson. Në ndeshjen e nesërme ndaj Venecias, Lacio do të jetë pa Imobile që është i prekur nga COVID.

Muriqi është i vetmi që mund ta zëvendësojë kokë më kokë Imobilen, por trajneri Sarri nuk i beson sërish. Këtë herë ka menduar që të shpik një mënyrë të re, duke luajtur me 9 fals si Felipe Anderson..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat