​Interi përballet me Torinon në xhiron e fundit të sesionit vjeshtor, Miliani viziton Empolin

Futboll

​Interi përballet me Torinon në xhiron e fundit të sesionit vjeshtor, Miliani viziton Empolin

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Me ndeshjet që zhvillohen sot, Serie-A do ta kompletoje edhe xhiron e 19-të dhe njëherit edhe sesionin vjeshtor të edicionit garues 2021/22.

Interi që tashmë është shpallur kampion vjeshtor pasi ka katër pikë më shumë se vendi i dytë Napoli, do të ballafaqohet me Torinon në Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 18:30.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshjeje:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

Torino (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Rodriguez, Bremer, Djidji; Singo, Pobega, Lukic, Aina; Brekalo, Pjaca; Sanabria

Rivali lokal i Interit, Milani nga ana tjetër do të luaj si mysafire e Empolit, skuadër kjo mjaftë e papërshtatshme dhe që renditet në vendin e nëntë me 27 pikë, kurse Milani ka 39 pikë në vendin e dytë.

Ja formacionet e mundshme:

Torino (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Romagnoli, Luperto, Parisi; Henderson, Ricci, Zurkoëski; Bajrami; Pinamonti, Cutrone

Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessie; Messias, Diaz, Saelemaekers; Giroud

Kurse Napoli i trajnerit Luciano Spalletti që zë vendin e dytë me 39 pikë e pret në “Diego Armando Maradona” skuadrën e vendit të 17-të Spezian e cila ka vetëm 13 pikë pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

Kjo ndeshje fillon nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Lobotka, Anguissa; Politano, Zielinski, Elmas; Mertens

Spezia: Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou; Gyasi, Kovalenko, Bourabia, Maggiore, Reca; Strelec, Manaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat