Rangniku: Lojtarët e Man Unitedit s’vuajtën shumë nga virusi

Futboll

Rangniku: Lojtarët e Man Unitedit s’vuajtën shumë nga virusi

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 11:39
Rangniku: Lojtarët e Man Unitedit s’vuajtën shumë nga virusi

Trajneri i Manchester United, Ralph Rangnik, ka komentuar situatën e krijuar nga COVID-19 në Premier Ligë.

Ai tha se Liga do të bëjë gjithçka që është e mundur për sigurinë e lojtarëve.

“Premier League do të bëjë gjithçka që është e mundur për sigurinë e lojtarëve. Ne duhet t'i inkurajojmë ata - dhe ne e bëjmë - të sillen në mënyrë të disiplinuar për sa u përket kontakteve sociale. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që shumica e lojtarëve janë të vaksinuar.

Me sa di unë kemi shumë lojtarë të vaksinuar. Por javët e fundit kanë treguar se edhe nëse jeni vaksinuar 2 ose 3 herë, mund të merrni përsëri Covid, veçanërisht një lloj të ri.

Po, ju nuk jeni të mbrojtur nga infeksioni, por të paktën jeni të mbrojtur nga simptomat serioze. Me sa di unë, shumica e lojtarëve tanë me teste pozitive kishin simptoma shumë, shumë të lehta dhe nuk vuajtën prej tyre”, tha Rangnik.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në Premier Ligë klubet si Man Unitedi, Southamptoni, Chelsea, Evertoni janë detyruar të anulojnë disa ndeshje që ishin në program për t’u zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat