Rastet me Covid-19, pezullohet një tjetër ndeshje në Premier Ligën angleze

Futboll

Rastet me Covid-19, pezullohet një tjetër ndeshje në Premier Ligën angleze

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Ndeshja në udhëtim e skuadrës angleze Everton kundër Burnleyt është pezulluar nga bordi i Premier Ligës angleze.

Ndeshja e së dielës në stadiumin “Turf Moor” ishte paraparë që të zhvillohej pavarësisht se skuadra e Rafael Benitez ishte prekur nga lëndime dhe raste të shumta me Covid-19, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, Evertoni kishte paraqitur një kërkesë që ndeshje ndaj Burnleyt të pezullohet për shkak të situatës në skuadër, kërkesë kjo që ishte refuzuar nga Premier Liga angleze.

Sidoqoftë, ky vendim u rishikua këtë mëngjes, ku edhe u konfirmua që ndeshja do të pezullohet deri në një datë të pacaktuar.

“Bordi e ka rishikuar kërkesën e klubit sot për ta pezulluar ndeshjen për shkak që kanë vazhduar lëndimet në skuadrën e tyre. Ata treguan që klubi nuk do të mund të luajë këtë vikend për shkak se nuk kanë numër të mjaftueshëm të lojtarëve të gatshëm, pasi që janë të lënduar dhe me Covid-19”, shkruante në komunikatën zyrtare të Premier Ligës angleze.

“Këtë mëngjes bordi ishte i gatshëm që të marrë vendimin para ndeshjes, në mënyrë që të lajmërojë sa më herët klubet dhe tifozët. Ne kërkojmë falje për pengesat dhe problemet e krijuara krahas planeve të tifozëve gjatë festave të fundvitit”, shkruante më tej në komunikatën e Premier Ligës.

Momentalisht, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara skuadra e Evertonit zë vendin e 14 në tabelë me gjithsej 19 pikë të arkëtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat