Fitoi Botërorin me Gjermaninë, gjiganti turk gati të rikthejë

Futboll

Fitoi Botërorin me Gjermaninë, gjiganti turk gati të rikthejë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:52
Fitoi Botërorin me Gjermaninë, gjiganti turk gati të rikthejë

Joakim Lëv mund të kthehet në drejtimin e një skuadre shumë shpejt. Tekniku gjerman kërkohet nga në Turqi nga skuadra e Fenerbaçes

Nëse ky operacion do të kryhet me sukses atëherë do kemi të bëjmë me një rikthimi të 61 vjeçarit në Turqi.

Ai ka drejtuar Fenerbaçen në sezonin 1998-99, ku përfundoi në vendin e tretë në kampionat.

Sipas mediave klubi turk po mundohet të bindë trajnerin të marrë drejtimin e ekipit. Fenerbaçe sheh tek Lëv profilin e duhur pasi drejtuesit duan një trajner të huaj.

Gjermani për momentin është pa ekip pasi mbylli karrierën e suksesshme nën drejtimin e kombëtares, ku spikat fitorja e Botërorit në vitin 2014 në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat