Interi kërkon ta marrë falas në verë Belotti

Futboll

Interi kërkon ta marrë falas në verë Belotti

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 00:14
Belotti

Sipas asaj që raportohet nga Il Giornale, kapiteni i Torinos, Belotti ka vendosur të largohet si transferim i lirë.

Ndërsa, gjithashtu raportohet se Interi ka rikthyer fokusin sërish kah sulmuesi italian.

Verën e shkuar, sulmuesi italian ishte një opsion për të përforcuar repartin e avancuar të skuadrës zikaltër por më pas Marotta dhe Ausilio vendosën të merrnin Joaquin Correan nga Lazio.

Belotti mund të nis bisedimet pas përfundimit të janarit, ndërsa Interi mund ta marrë falas në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat