Morata nuk pritet të vazhdojë me Juventusin

Futboll

Morata nuk pritet të vazhdojë me Juventusin

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 12:55
Morata

Sulmuesi spanjoll Morata pritet që të largohet nga stadiumi “Allianz” këtë verë, dhe mbetet të shihet nëse skuadra e tij Atletico Madridi do ta mbajë atë apo ta shes te skuadrat e interesuara në shërbimet e tij.

Gjigandi italian Juventus nuk pritet që ta bëjë huazimin e Alvaro Moratas si transferim permanent, raporton “Calciomercato”.

Sulmuesi spanjoll momentalisht është në vitin e dytë të huazimit dy-vjeçar nga Atletico Madridi te “Zonja e Vjetër”, dhe deri tani në këtë sezon ka arritur të shënojë shtatë gola.

Por, këto shifra mund të mos jenë të mjaftueshme sa duhet për të bindur krerët e Juventusit që ta paguajnë dëmshpërblimin prej 35 milionë eurosh drejt Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat