Sahiti - dribluesi më i mirë në ligën kroate

Futboll

Sahiti - dribluesi më i mirë në ligën kroate

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 10:50
Sahiti - dribluesi më i mirë në ligën kroate

Futbollisti më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Emir Sahiti është futbollisti që po vlerësohet shumë edhe në Kroaci, ku mbron ngjyrat e Hajduk Splitit, shkruan Insporti.

U publikua me titullin ‘Emir Sahiti 2021 – dribluesi më i mirë në ligën kroate, ku shihet duke shënuar e dribluar.

Sahiti është një sulmues versatil anësor, i cili ka bërë 18 paraqitje për Hajdukun këtë sezon, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime në të gjitha garat.

Ditën e djeshme, Sahiti nënshkroi shkresën nëpërmjet të cilës do t’i nënshtrohet dokumentacionit të nevojshëm për paraqitje në fanellën e ‘Dardanëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat