Lukaku: Shprehoj të kthehem tek Interi, s’jam i lumtur te Chelsea

Futboll

Lukaku: Shprehoj të kthehem tek Interi, s’jam i lumtur te Chelsea

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 21:29
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku flet hapur për situatën që po kalon te Chelsea. Sulmuesi belg ka dhënë një intervistë për Sky Sport dhe fillimisht deklaron:

“Fizikisht jam shumë mirë, por nuk jam i lumtur me situatën te Chelsea. Tuchel ka vendosur të luajë me një tjetër sistem, por unë nuk dorëzohem. Jam një profesionist edhe pse nuk jam aspak i lumtur për momentin.

Mendoj se gjithçka ndodhi në verë, nuk duhej të ndodhte në atë mënyrë. Mënyra si lashë Interin, përshëndetja me tifozët. Kjo më shqetëson shumë sepse nuk ishte koha e duhur, tani është momenti për të folur për ndjenjat e mia”.

“E kam thënë gjithnjë se e kam Interin në zemër, e di që do të rikthehem aty. Shpresoj që kjo të ndodhë sepse jam i dashuruar me Italinë, tani është momenti i duhur për të folur dhe për të bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë ndodhi.

Dua me të vërtetë t’i kërkoj falje tifozëve të Inter, koha kur unë fola ishte e gabuar. Ajo që keni bërë për mua dhe familjen time nuk do të mund ta harroj kurrë”, tha Lukaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat