Covid ka vënë në vështirësi edhe kampionët në fuqi të Europës

Futboll

Covid ka vënë në vështirësi edhe kampionët në fuqi të Europës

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:09
Covid ka vënë në vështirësi edhe kampionët në fuqi të Europës

Sipas Daily Mail, klubi i Roman Abramovich ka regjistruar më 30 qershor 2021 një humbje prej 172 milionë eurosh, që ka ardhur pas bilancit pozitiv 47 milionë euro të vitit paraardhës.

E gjitha kjo pavarësisht një rritje të të ardhurave për rreth 500 milionë euro, që i bashkohet humbjeve të të ardhurave nga shitja e biletave pas mbylljes së stadiumeve për tifozët, që ka kontribuar shumë në deficitin final.

Në fakt, të ardhurat nga biletat kanë shkuar nga 90 milionë euro të sezonit 2019/20 te 8.6 milionë euro të sezonit të kaluar.

Sipas calcioefinanza.it, mungesa e publikut ka ndikuar edhe të ardhurat komerciale, që kanë rënë në 162 milionë euro, një rënie që është kompensuar pjesërisht nga rritja e të ardhurave nga sponsorizimet dhe të drejtat tv: për këto të fundit merret në konsideratë edhe muaji i korrikut, duke parë se ka qenë pjesë e fundit të sezonit të kaluar.

Gjithsesi, sezoni 2020/21 i Chelsea-t ka qenë shumë pozitiv: klubi e ka mbyllur vitin me fitoren e Champions League, e dyta e epokës Abramovich, dhe në vendin e katërt në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat