Dikur talent i madh në Kosovë, po sot ku gjendet?

Futboll

Dikur talent i madh në Kosovë, po sot ku gjendet?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 19:53
Besnik Kollari, me të kaltra në të djathtë

Në vitet e 80-ta, shpërtheu një talent i madh i futbollit. Një djalosh i artë në Vushtrri.

Është fjala për Besnik Kollarin, i cili nisi hapat e parë në Kosovë të Vushtrrisë, për të shtegtuar në KF Prishtina në edicionin 1989-1990.

Kollari mbahet mend edhe sot që i takoi gjeneratës së talentuar të KF Prishtinës, e cila për një fije të flokut nuk u rikthye në elitën e futbollit ish jugosllav në edicionin 1989-1990.

Image

Besnik Kollari në vitet e 80-ta

Në atëkohë luanin Ardian Kozniku, Mensur Nexhipi, Shefqet Lajçi, Shukri Paçarada, Besnik Kollari, Arbër Hasanxhekaj, Muhamet Kolenoviqi, Arbnor Morina, Eroll Salihu, Sunaj Keçi,Gani Llapshtica,  Afrim Tovërkani, Adil Vokrri, Andyl Bellopoja, Avni Stublla, Fehmi Hyseni etj.    

“Klubi ku bëra hapat e parë dhe fillova karrierën si futbollist dhe si trajner.

Urime 100 vjetorin e themelimit klubi im i ZEMRËS FC Vushtrria”, ka shkruar Kollari në profilin e tij në facebook.

Kollari sot është në Kosovë dhe bën një jetë të qetë në qytetin e Vushtrrisë, ndërsa djali i tij, Ensari, është talent i madh.

Me një fjalë, sot vështirë është të gjendet lojtar si Kollari, mesfushor i hatashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat