Shqiptari shënon e asiston në Arabinë Saudite por mposhtet me 3:4

Futboll

Shqiptari shënon e asiston në Arabinë Saudite por mposhtet me 3:4

Nga: K.G. Më: 1 janar 2022 Në ora: 22:52
Alioski

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski, shënoi golin e parë në vitin e ri por me ekipin e tij Al Ahly pësuan humbje në shtëpi me rezultat 3:4 nga Al Shabab. 

Alioski shënoi nga penalltia në fund të pjesës së parë për të barazuar në 2:2, dhe pavarësisht se nikoqiri kaloi në epërsi me 3:2, megjithatë në fund pësuan humbje. 

Alioski asistoi në golin e parë në minutën e 39-të.

Al Ahly është në vendin e 12-të me 15 pikë pas 15 xhirove. 

Skuadra e Al Shabab është në vend të dytl me 31 pikë dhe është në garën të ngushtë për titull në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat