Barça shpreson të jetë në gjendje ta regjistrojë Torresin deri të dielën

Futboll

Barça shpreson të jetë në gjendje ta regjistrojë Torresin deri të dielën

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:50
Barça shpreson të jetë në gjendje ta regjistrojë Torresin deri të dielën

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany pranoi se kur Barcelona nënshkroi Ferran Torres, ata nuk kishin para të mjaftueshme në faturën e pagave, kështu që ata do të duhet të presin që të mund të regjistrojnë lojtarin e ri të Barcelonës.

“Para të dielës, ne do të mund ta regjistrojmë atë”, tha ai.

Ferran Torres është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i Barcelonës.

Megjithatë, gjatë prezantimit u zbulua se Ferran nuk ka mundur të regjistrohet ende pasi Barcelona duhet së pari të ulë faturën e pagave.

Megjithatë, drejtori i futbollit Mateu Alemany është i bindur se klubi do të jetë në gjendje të përmbush rregullat e fair play-it në La Liga deri të dielën, shkruan besocer.

“Kemi disa opsione dhe jemi të bindur se do të jemi në gjendje ta regjistrojmë atë deri të dielën. Është çfarë kemi në mendjen tonë”, ka komentuar Alemany.

Ferran Torres gjithashtu foli dhe tha se ndihet “i qetë” pavarësisht situates.

“Unë jam plotësisht i qetë. E di që ata janë duke punuar për këtë në klub dhe e di që do të jem në gjendje të regjistrohem”.

Përveç kësaj, Mateu Alemany gjithashtu konfirmoi se Dani Alves do të regjistrohet të hënën ose të martën në mënyrë që të mund të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit me Linares. Kjo është me kusht që ai të shërohet nga COVID-19 në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat