Milan synon lojtarin portugez për mesfushën

Futboll

Milan synon lojtarin portugez për mesfushën

Më: 3 janar 2022 Në ora: 20:17
Renato Sanches

Kessie nuk do të rinovojë me Milanin dhe kështu ekipi i Milanos po mendon për zëvendësuesin e tij.

Në shtëpinë e Milan-it janë të bindur se Renato Sanches është lojtari i duhur për të zëvendësuar mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.

Sanches luan për Lille në Francë dhe Maldini e ka piketuar djaloshin që në fillim. 24-vjeçari ka pothuajse karakteristikat e njëjta me Kessien, por me ndryshimin e teknikës dhe shpejtësisë.

Transferimi mund të realizohet në qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat