Champions League 2022/23: Ngjeshen ndeshjet në grupeve, për Botërorin “Katar 2022”

Futboll

Champions League 2022/23: Ngjeshen ndeshjet në grupeve, për Botërorin “Katar 2022”

Më: 4 janar 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

UEFA ka publikuar datat e edicionit të ardhshëm. Ndeshjet në grupe do të përfundojnë në fillim të nëntorit

Kampionati Botëror, i planifikuar në Katar, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022, e detyron UEFA-n të ngjeshë kalendarin e Champions League 2022/23.

Datat për sezonin e ardhshëm janë shfaqur në faqen e UEFA-s, ku dita e parë e fazës së grupeve të Champions League është planifikuar për më 6/7 shtator 2022. Dita e fundit është planifikuar për 1-2 nëntor. Më 7 nëntor, do të hidhet shorti për fazën e 1/16-ave, data që do të konfirmohet.

Shorti i fazës së ndeshjeve në grupe do të hidhet më 25 gusht 2022, me sfidat që nisin në datat 6-7 shtator 2022 me ditën e parë, për një kalendar sigurisht më i ngjeshur se zakonisht. Ndeshjet do të zhvillohen pa ndalesë, nga një javë në javën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat