Çmenduria e një varrimi, sulmuesi shënon nga arkivoli

Futboll

Çmenduria e një varrimi, sulmuesi shënon nga arkivoli

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:30
Çmenduria e një varrimi, sulmuesi shënon nga arkivoli

Jaime Escandar ishte për ata që e njihnin sulmuesi vdekjeprurës i Club Aparicion de Paine, që militon në kategoritë e ulëta në Kili.

Prandaj nuk është për t’u çuditur që miqtë e tij vendosën ta nderojnë në arkivol, pasi sulmuesi humbi jetën gjatë fundjavës së parë të vitit 2022.

Ata e bënë këtë duke marrë arkivolin e “Negro Manfla”, siç njihej Jaime, në stadiumin e klubit, në mënyrë që ai të shënonte golin e tij të fundit.

Kështu, mes thirrjeve, fishekzjarrëve dhe ngjyrave të Aparicionit të tij të dashur, “nënta më vdekjeprurëse në zonë” shënoi për herë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat