Daja fillon përgatitjet me Ballkanin, synojnë titullin

Futboll

Daja fillon përgatitjet me Ballkanin, synojnë titullin

Nga: K.G. Më: 5 janar 2022 Në ora: 18:59
Nderim Nexhipi e Ilir Daja

Ilir Daja, kyetrajneri i ri i Ballkanit nga Theranda. Daja që nga sot nisi përgatitjet me Ballkanin, me të cilën synojnë titullin e kampionit të Kosovës. 

Ballkani renditet në vend të tretë me 33 pikë, dy me pak se kampioni vjeshtor Gjilani dhe një se Drita në pozitën e dytë. 

“Përfundojnë pushimet, ekipi i rikthehet fushës.

Image

Përgatitjet e Ballkanit

Ekipi i është rikthyer ditën e sotme fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për stinorin pranverorë .Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Ilir Daja i cili do të jetë timonieri i skuadrës. 

Para stërvitjes, ekipi së bashku me kryesinë e klubit kanë organizuar edhe një mbledhje, ku para skuadrës janë prezantuar pikërisht trajneri i ri dhe asistenti i tij.

Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, njofton Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat