Manchester City do t’i ofroj rolin e ambasadorit Sergio Agueros

Futboll

Manchester City do t’i ofroj rolin e ambasadorit Sergio Agueros

Më: 6 janar 2022 Në ora: 18:47
Manchester City

Kampioni anglez Manchester City do t’i ofroj legjendës së tyre Sergio Agueros rolin e ambasadorit në skuadër, raporton “The Sun”.

Sulmuesit argjentinas iu imponua pensionimi nga futbolli aktiv gjatë këtij sezoni, me këshillën e stafit mjekësorë për shkak të problemeve me zemër, përcjell KosovaPress.

Aguero u largua nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere vetëm për t’iu bashkuar gjigandit katalunas Barcelona si lojtar i lirë.

33 vjeçari arriti të paraqitet në vetëm pesë ndeshje për Barcelonën, para se të bëjë zyrtare pensionimin e tij nga futbolli aktiv.

Aguero mbetet një figurë legjendare te klubi i Manchester Cityt, ku ky i fundit do t’i ofrojë rolin e ambasadorit përkrah fituesve të Premier Ligës angleze si Joleon Lescott dhe Micah Richards.

Gjatë kohës si sulmues te Manchester City, Aguero arriti të bëjë 390 paraqitje për skuadrën angleze, duke regjistruar 260 gola dhe 73 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat