West Ham zhvilloi një kampionat fantastik

Futboll

West Ham zhvilloi një kampionat fantastik

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:02
West Ham zhvilloi një kampionat fantastik

West Ham zhvilloi një kampionat fantastik në sezonin e fundit dhe ishte shumë afër kualifikimit në Champions League.

Ekipi i David Moyes po paraqitet sërish shumë mirë, dhe për momentin renditet në vend të pestë në Premier League, një pikë larg zonës Champions League.

“Çekiçët” kanë fituar dy përballjet e fundit në transfertë, teksa sot kanë zgjatur bashkëpunimin me Michail Antonio, sulmuesi me origjinë nga Xhamajka.

31-vjeçari, i cili është pjesë e klubit londinez prej shtatorit të vitit 2015, ka firmosur deri më 2024, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.

Antonio ka realizuar 8 gola në Premier League këtë sezon, ndërsa është golashënuesi më i mirë i historisë së West Ham në elitën e futbollit anglez me 54 gola në total.

Rekordi i tij do të përmirësohet, pasi ai do të vazhdojë të qëndrojë gjatë në “Olympic Stadium”. Sulmuesi i njohur do të përfitojë 100 mijë paund në javë nga marrëveshja e re me drejtuesit e klubit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat