Bardhi asiston, Levante shënon fitore e parë në kampionatin spanjoll

Futboll

Bardhi asiston, Levante shënon fitore e parë në kampionatin spanjoll

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:54
Bardhi asiston, Levante shënon fitore e parë në kampionatin spanjoll

Levante më në fund shijon fitoren e parë dhe atë në javën e 20-të në Kampionatin e Spanjës.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, asiston në golin e fitores.

Levante para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 Mallorca-n, në takimin që u zhvillua "Ciutat de València".

Olivan i Mallorca-s, në minutën e 59-të dështon nga penalltia, fat i madh për vendasit.

Në minutën e 47-të, Soldado shënon pas asistimit perfekt të Bardhit.

Në minutën e 83-të, Campana i Levantes përjashtohet me karton të kuq. Bardhi u zëvendësua në minutën e 85-të.

Në minutën e 90+7, Morales thellon fitoren.

Levante është në vend të 20-to me 11 pikë e Mallorca në të 15-tin me 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat