Si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve?

Futboll

Si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve?

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:02
Si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve?

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet zyrtarit të saj për integritet të garave, Gazmend Bojniku ka vazhduar me ciklin e ri të seminareve që kanë për qëllim ndërgjegjësimin dhe luftimin e dukurive negative siç është trukimi (kurdisja) e ndeshjeve në futboll.

Të rikujtojmë se seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së dhe secila federatë anëtare e saj është e obliguar të organizojë seminare ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë.

Seminaret tashmë janë mbajtur në Prishtinë me grupmoshat e reja; U13, U15 dhe U17. Derisa në ditët në vazhdim do të organizohen seminaret edhe në Rajonet tjera me grup moshat sipërshënuar.

Gjatë këtyre seminareve zyrtari i FFK-së për integritet të garave ka ligjëruar para pjesëmarrësve për mënyrën se si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve, si dhe për zbulimin e disa rasteve kur kanë qenë të përfshirë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët e klubeve.

Pjesëmarrësit e këtyre seminareve kanë ndjekur nëpërmjet video projektorit disa shembuj të ndryshëm që lidhën me trukimin e ndeshjeve, derisa më pas pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë përgjigjet në pyetësorin e krijuar nga UEFA dhe FFK.

Po ashtu të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me fletushkën e re, e cila është hartuar bashkarishtë me zyrtarët profesional të UEFA-së, që përmban informacione koncize, duke përçuar porosi të qarta në lidhje me parandalimin dhe luftimin e trukimit të ndeshjeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat