Nga FFK mohojnë negociatat me polakun për selektor të ri të Kosovës

Futboll

Nga FFK mohojnë negociatat me polakun për selektor të ri të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:03
Jerzy Brzeczek

Jerzy Brzeczek lakohet si emër i mundshëm për selektor të ri të Kombëtares së Kosovës, por burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, mohojnë kategorikisht një gjë të tillë. 

"Ish-përzgjedhësi i Polonisë, Jerzy Brzeczek, është favorit për të marrë drejtimin e Kosovës! Njeriu i duhur⁉”, shkruan në faqen përfaqësuesja e Kosovës.

Ky lajm është konfirmuar nga media polake, WP Sportowe Fakty.

Burimet brenda të FFK-së, thonë nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim, sipas tyre, është një spekulim i ditës.

“Asgjë nuk ka të vërtetë, aq që jemi në negociata.

Ky është një spekulim i ditës”, tha një burim brenda FFK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat