Trepça ’89 në bisedime me dy futbollistë të njohur

Futboll

Trepça ’89 në bisedime me dy futbollistë të njohur

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:06
Trepça ’89 në bisedime me dy futbollistë të njohur

Trepça ’89 e mbylli edicionin vjeshtor si kryesuese në Grupin A të Ligës së Parë.

Skuadra nga Mitrovica tashmë po punon për afatin kalimtar të janarit, ku pritet të bëhen edhe disa transferime.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se “Minatorët” janë në bisedime me dy futbollistë, Altin Aliu dhe Albutrint Morinën.

Aliu ishte pjesë e skuadrës së Malishevës, atje ku njoftoi për largimin e tij.

Në anën tjetër, Morina ishte pjesë e shumë klubeve të futbollit kosovar dhe tashmë mund të jetë pjesë e skuadrës nga Mitrovica, mirëpo karrierën e tij mund ta vazhdojë edhe tek skuadra e Vëllaznimit nëse palët arrijnë marrëveshje.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat