Sali Berisha publikon foton e gjyqtarit të futbollit që u arrestua pak ditë më parë

Futboll

Sali Berisha publikon foton e gjyqtarit të futbollit që u arrestua pak ditë më parë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 18:00
Albano Stolaj

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, publikon foton e gjyqtarit të futbollit që u arrestua pak ditë më parë.

Ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike kanë prekur edhe futbollin shqiptar, ose më saktësisht, një protagonist të tij.

Një gjyqtar i futbollit shqiptar, Albano Stolaj, ka qenë mes personave të cilët janë shoqëruar këto ditë në polici si pjesëmarrjes të trazirave në godinën e Partisë Demokratike.

Image

Sali Berisha publikon foton e gjyqtarit të futbollit 

Stolaj, i cili në edicionet e fundit ka drejtuar në Kategorinë e Parë dhe Kupën e Shqipërisë, sot ka njohur vendimin e gjykatës ndaj tij, për pjesëmarrjen në ato ngjarje.

Meqë pjesa më e madhe janë lënë të lirë ose me detyrim paraqitje për pjesëmarrjen në ato ngjarje, edhe Stolaj ka fituar lirinë e shumë shpejt pritet të kthehet edhe të ushtrojë detyrën e tij si gjyqtar futbolli në fushat e vlerta.

Një foto e Stolajt në sallën e gjyqit, duke pritur vendimin, është publikuar edhe nga Sali Berisha i cili i ka vënë mbishkrimin “të pamposhturit” ndjekësve të tij të cilët ishin pjesë e asaj tentative për të hyrë në zyrat e PD-së e të cilët më pas përfunduan në komisariatet e policisë së kryeqytetit duke u ndjekur penalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat