Media e njohur zvicerane: Edon Zhegrova para largimit, miliona franga...

Futboll

Media e njohur zvicerane: Edon Zhegrova para largimit, miliona franga...

Nga: K.G. Më: 13 janar 2022 Në ora: 18:18
Media e njohur zvicerane: Zhegrova para largimit, miliona franga...

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të vazhdojë karrierën në Francë. 

Sipas “Blick”,  Zhegrova është gati të largohet për në Ligue 1. 

“OSC Lille është në pozicion për të marrë shërbimet e tij, ndërsa Lyon dhe klube nga kampionati anglez po ashtu thuhet se kanë vënë në shenjë këmbë majtin”, shkruan media zvicerane. 

“Shpërblimi është fitimprurës jashtë vendit. Baseli gjithashtu mund të fërkojë duart. Kontrata e Zhegrovës është deri në qershor të vitit 2023 dhe tarifa e transferimit mund të jetë nga pesë deri në tetë milionë franga.

Një shumë që kampionët në fuqi të Francës mund ta mbledhin lehtësisht”, shkruan mes të tjera media zvicerane. Zhegrova ka qenë i përfshirë në 28 gola në 74 ndeshje për Baselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat