​Tuchel kapet sërish me Lukakun: Humbi shumë raste ndaj Cityt

Futboll

​Tuchel kapet sërish me Lukakun: Humbi shumë raste ndaj Cityt

Më: 15 janar 2022 Në ora: 16:30
Thomas Tuchel dhe Romelu Lukaku

Thomas Tuchel ka pranuar se ka mbetur i frustruar nga performanca e Romelu Lukakut për Chelsean kundër Manchester Cityt, në humbjen e së shtunës në Premier Ligë në “Etihad Stadium”.

Goli i Kevin De Bruyne në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm për të vulosur një fitore 1-0 për mikpritësit e Pep Guardiolës, të cilët e përfunduan ndeshjen me 13 pikë epërsi ndaj bluve, rivalët e tyre më të afërt në tabelë.

Për dallim nga De Bryune, Lukaku nuk ishte në gjednje të tregnnte një paraqitje dinjitoze ndaj “Citizenz” dhe duke folur pas fishkëllimës së fundit, Tuchel pranoi se kishte mbetur i pakënaqur me përpjekjet e tij.

“Ne kishim tetë ose nëntë raste, por jo edhe godite në kuadrat”, tha gjermani pas ndeshjes. “Ky ishte një problem i madh sot, performanca e lojtarëve tanë në sulm. Mungesa e pozicionit, kohës dhe qetësisë. Humbëm shumë topa shumë lehtë”.

"Romelu Lukaku ndonjëherë duhet të ofrojë shërbimin. Ai është i përfshirë në këtë, ai pati shumë humbje topi në rrethana shumë premtuese. Ai kishte një shans të madh por...”, shtoi trajneri gjerman.

“Sigurisht që ne duam t'i shërbejmë, por ai është pjesë e ekipit, dhe performanca në sulm nuk ishte e kënaqshme dhe ne mund të bëjmë shumë më mirë”, tha në fund ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat