Tifozi godet me shufër hekuri lojtarin, ndërpritet derbi i Andaluzisë

Futboll

Tifozi godet me shufër hekuri lojtarin, ndërpritet derbi i Andaluzisë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 00:20
Tifozi godet me shufër hekuri lojtarin

Ndërpritet derbi i Andaluzizë mes Betisit dhe Sevillas. Kjo sfidë e “Benito Villamarin”, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit, shënoi një incident pa u mbyllur pjesa e parë dhe kur rezultati ishte 1-1.

Nga shkallët e stadiumit u hodhën sende të forta në drejtim të lojtarëve të Sevillas, madje një ultras lëshoi një shufër hekur që goditi futbollistin Joan Jordan.

Pas komunikimit që pati për disa minuta me personat përgjegjës për sigurinë në stadium, gjyqtari kryesor vendosi që ta ndërpriste ndeshjen.

Lojtari i dëmtuar, fillimisht u duk se nuk kishte pësuar dëmtim të rëndë, por pas disa minutash u shtri në tokë pasi kishte marrje mendsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat