Klopp nuk pranon humbjen në garën për titull të Premierligës

Futboll

Klopp nuk pranon humbjen në garën për titull të Premierligës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 00:36
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është gati ta pranojë humbjen për titullin e Premierligës, ngase beson që “Reds” mund t’i afrohen Mancehster Cityt.

Liverpool triumfoi me rezultat 3 – 0 ndaj Brentfordit, duke iu afruar në 11 pikë, edhe pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pas fitores, tekniku gjerman ende nuk heq dorë nga mundësia që Liverpool të bëhet kampion për këtë vit.

“Nuk duhet të bindim askënd. Nëse duan të na besojnë, atëherë munden të na besojnë”.

“Nëse je me ne, shijoje këtë rrugë dhe do shkojmë për të gjitha. Jemi gati të shkojmë aq sa mundemi”.

“Nuk është situata të flasësh për garën për titull, është 11 pikë me një ndeshje më pak”.

Ndërkohë, Liverpool në ndeshjen e radhës në kuadër të Premierligës do takohet me Crystal Palace të dielën e ardhshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat