Bruno Fernandes larg rinovimit të kontratës me Unitedin

Futboll

Bruno Fernandes larg rinovimit të kontratës me Unitedin

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:47
Bruno Fernandes

Bisedimet për rinovimin e kontratës së Bruno Fernandes me Manchester United kanë ngecur.

Lojtari dëshiron të marrë një pagë të ngjashme me të tjerët që kanë paga më të larta, që është shumë larg nga niveli aktual i pages së tij.

Ish-ylli i Sporting CP u bë i preferuari në Old Trafford menjëherë pasi zbarkoi nga Portugalia, teksa në paraqitjen e tij të fundit shëkëlqeu në barazimin 2-2 të United në Aston Villa gjatë fundjavës, duke shënuar dy herë.

Por Athletic kanë zbuluar se bisedimet për rinovimin e kontratës së Fernandes dhe përmirësimin e pagës së tij kanë ngecur në vjeshtë dhe pritet të rifillojnë në maj.

Paul Pogba, Raphael Varane, Anthony Martial, Jadon Sancho, Edinson Cavani dhe Marcus Rashford mendohet se të gjithë fitojnë më shumë se dyfishin e shumës se Fernandes, ndërsa David de Gea dhe Cristiano Ronaldo marrin rreth katër herë më shumë.

Megjithatë, United mbetet i qetë për situatën. Fernandes është nën kontratë deri në vitin 2025 dhe ekziston një opsion për të zgjatur kontratën e tij edhe për një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat