Ja si votuan Ujkani dhe Gliha për lojtarin më të mirë të vitit

Futboll

Ja si votuan Ujkani dhe Gliha për lojtarin më të mirë të vitit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 00:37
Samir Ujkani dhe Primoz Gliha

Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA të hënën për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.

Por si votuan kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani dhe trajneri Primoz Gliha?

Të dy Ujkani dhe Gliha e kanë votuar polakun, Lewandowski si lojtarin më të mirë, kurse kanë dalluar për vendin e dytë dhe të tretë, pasi Ujkani këto dy vende i ndau për Messin dhe Salah, ndërsa Gliha për Benzeman dhe Jorghinon.

Samir Ujkani: 1) Robert Lewandowski2) Mohamed Salah3) Lionel Messi

Primoz Gliha: 1) Robert Lewandowski2) Karim Benzema3) Jorginho

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat