Liverpool favorit për nënshkrimin me Renato Sanches

Futboll

Liverpool favorit për nënshkrimin me Renato Sanches

Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:20
Renato Sanches

Liverpool shihet si favoriti kryesor për të kompletuar transferimin e mesfushorit të Lilles, Renato Sanches.

Sanches që ka qenë i lidhur me kalimin te Wolves në gusht, tani pëlqehet nga disa top klube evropiane.

Arsenal dhe Barcelona raportohet se janë duke monitoruar situatën me Lille që është e pajtimit të ndajë rrugët me lojtarin që ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratë.

Sipas El Nacional, Liverpool është në bisedime të avancauara për transferimin e 24-vjeçarit.

Barcelona raportohet se nuk ka para për të finalizuar nënshkrimin me portugezin, duke lejuar “Reds” të jenë favoriti kryesor.

Ndërkohë, Sanches këtë edicion ka bërë 13 paraqitje si titullar dhe tre si inkuadrues në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat