Kelmendi: Nuk është morale që unë të kuptoj në zhveshtore...

Futboll

Kelmendi: Nuk është morale që unë të kuptoj në zhveshtore...

Nga: K.G. Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:51
Kelmendi: Nuk është morale që unë të kuptoj në zhveshtore...

Futbollisti Shqiprim Kelmendi pas më shumë se një dekade ndahet me klubin e Ulpianës nga Lipjani.

Megjithatë, futbollisti ka dhënë sqarimet e ndarjes me klubin nga Lipjani. 

“Pas plot 12 vitesh në KF Ulpiana dua të falënderoj nga zemra bashkëlojtarët dhe gjithë tifozët e klubit për përkrahjen dhe dashurinë që më kanë dhuruar gjatë gjithë kohës e  sidomos këto 4 vitet e fundit.

Si Kapiten dhe si një djalosh që ëndërronte si i vogël të luante për këtë klub unë kurrë nuk jam bërë barrë dhe një përçarës i grupit, sepse edukata ime sportive vjen nga edukata njerëzore!

Isha shembull se si duhet të pajtohesh me stolin edhe pse e dija që vendimi i trajnerit është i motivuar dhe jo logjik por unë zgjodha "heshtjen", vendosa që te jem një model për të mirë dhe atëherë kur filloi aktivizimi im unë isha gati për ta ndihmuar ekipon, kjo duhet të jetë një vepër kampioni.

Por nuk është morale dhe fare profesionale që unë të kuptoj në zhveshtore nga bashkëlojtarët se për mua nuk ka më vend!

Do kisha dashur që ky klub të jetë profesional dhe të më kontaktonte mua për të më njoftuar.

Respekt  për të gjithë tifozët ju kam në zemër përgjithmonë, e klubit tim dhe atyre që janë në udhëheqësi ju dëshiroj sukses uroj që një ditë koha do të ju gjykoj më së miri!

Unë jam Shqiprim Kelmendi dhe mbrapa më vjen historia", njofton Kelmendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat