​Në prag të shitjes, Lazio starton me Muriqin ndaj Udinezes

Futboll

​Në prag të shitjes, Lazio starton me Muriqin ndaj Udinezes

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:15
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi nuk pritet që të ketë të ardhme te skuadra e Lazios dhe tashmë javët e fundit raportohet se ai i ka prishur mardhëniet me klubin lacial.

Disa skuadra, sidomos nga Rusia, kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit nga Kosova, por ende asgjë nuk është vendosur mbi të ardhmen e tij.

Duke parë situatën e krijuar, trajneri i Lazios ka vendosur që të luajë startues me Muriqin në ndeshjen e Kupës së Italisë, e vlefshme për 1/8 të finales së kësaj gare.

Ja formacionet zyrtare:

LAZIO (4-3-3) : Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Muriqi, Zaccagni

UDINESE (4-3-2-1) : Silvestri; Becao, Perez, Zeegelaar; Soppy, Samardzic, Jajalo, Walace, Udogie; Pussetto, Success.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat