Trajneri përjashton nga projekti treshen 200 milionëshe

Futboll

Trajneri përjashton nga projekti treshen 200 milionëshe

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:50
Ralf Rangnick

Ralf Rangnick nuk do të jetë trajneri i Manchester United pas këtij sezoni, por do të vazhdojë me Djajtë e Kuq si drejtues dhe duket se ka ndërmend të bëjë një revolucion të vërtetë.

Një nga lëvizjet e tij të para, sipas shtypit anglez, do të jetë largimi i tre futbollistëve që kanë kushtuar një djall e gjysmë.

Për trajnerin, Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Luke Shaw nuk mund të luajnë te Manchester United. Madje, ata duhen zëvendësuar menjëherë, duke ia shitur ofruesit më të mirë.

Mbetet për t’u kuptuar si mund të reagojnë drejtuesit e klubit, duke patur parasysh se qendërmbrojtësi (dhe kapiteni) ka kushtuar 90 milionë euro, por edhe dy mbrojtësit e krahut nuk kanë shkuar falas në Old Trafford, duke parë se për ata janë shpenzuar respektivisht 55 dhe 38 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat