Përdhunoi shqiptaren, konfirmohet dënimi për ish-lojtarin brazilian

Futboll

Përdhunoi shqiptaren, konfirmohet dënimi për ish-lojtarin brazilian

Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:09
Ish-lojtari brazilian dënohet me 9 vite burg për përdhunim!

Robinho ka prekur fundin. Ish-futbollisti i Realit dhe Milanit u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një shqiptareje. Gjykata mori vendimin përfundimtar për brazilianin.

Një gjykatë në Romë e shpalli fajtor Robinhon, me pretendimin se futbollisti brazilian kishte përdhunuar një vajzë, duke i dënuar me 9 vite burg.

Ky është një dënim që nuk mund të apelohet dhe do të zbatohet menjëherë, por nuk dihet se si do të dënohet dhe nëse për ankesën që ishte në pritje që nga viti 2013.

Pse po ndodh kjo? Kushtetuta italiane ndalon ekstradimin e brazilianëve dhe Traktati për Bashkëpunimin Gjyqësor në Çështjet Penale midis Brazilit dhe Italisë, i nënshkruar në vitin 1989 dhe ende në fuqi, nuk parashikon zbatimin e një dënimi të vendosur nga sistemi gjyqësor italian në territorin brazilian.

Kjo do të thotë se Robinho nuk do të çohet në burg, por do të arrestohet nëse largohet nga Brazili, pasi vendi i tij nuk “pranon” vendimet e marra nga gjykata italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat