105 milionëshi merr vendimin, informon klubin se do të transferohet te Real Madrid

Futboll

105 milionëshi merr vendimin, informon klubin se do të transferohet te Real Madrid

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:59
Perez

Paul Pogba ka informuar Manchester United se ka ndërmend të largohet pasi kontrata e tij do të skadojë qershorin e ardhashëm.

Pogba është stërvitur për herën e parë në dy muaj e gjysmë të hënën pas një dëmtimi në kofshë dhe pritet të kthehet në fushë në fillimin e muajit të ardhshëm.

Siç ka shkruar edhe The Daily Star, blerjes rekord 105 milionë euro e United do t’i mbeten edhe pesë muaj në kontratën e tij prej 354 mijë eurosh në javë dhe ai ka dëshirë të transferohet te Real Madrid me kosto zero.

E përditshmja angleze ka shkruar se lojtari ka informuar drejtuesit e klubit disa javë më përpara se do të transferohet në Spanjë.

United nuk i ka bërë asnjë ofertë për rinovimin e kontratës dhe janë të gatshëm ta lënë të largohet me kosto zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat